31 Mars 2025, 19:36
Nga r.ll
pamje nga shpalosja e programit
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se qeverisja e PD-së do të vendosë standardet më të mira evropiane për mjedisin, pyjet dhe kullotat.
Berisha u shpreh se kompleksi mjedisor dhe faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin nga qeverisja e Partisë Demokratike. Ai tha se qeveria socialiste ka kryer shkatërrim masiv në pyje.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ndaj dhe projekti ynë ka një synim: vendosjen e standardeve më të mira evropiane në programin tonë. Standarde të cilat synojnë një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të pastër, një mjedis të monitoruar, një mjedis të zhvilluar.
Kompleksi mjedisor, faktorët që bashkëveprojnë në mjedisin, do të marrin të gjithë vëmendjen dhe angazhimin. Nuk ka dyshim se pyllëzimi real do jetë një drejtim qendror. Pyllëzimi do të gërshetohet me mbjelljen e drurëve frutorë. Por kjo nuk do të thotë se do hiqet dorë nga mbjellja e drurëve të tjerë nativë për zonat ku ato janë.
U shkatërrua e tëra infrastruktura e mbrojtjes së pyjeve. U shkatërrua e tëra infrastruktura e kullotave. Rindërtimi i institucioneve të këtyre fushave, veprimtaria e tyre në përputhje me standardet evropiane, do jetë zotimi ynë para shqiptarëve.
Menaxhimi transparent dhe i ndershëm, sot dihet, po të shkosh nga Elbasani gjer në Kolonjë, të shohësh kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. Kjo është e vërteta. A janë të gjitha të tij apo jo, nuk e di, por atij i del emri edhe në Kolonjë, edhe në Librazhd, kjo është e vërteta.
Pra këta bëhen milionerë, më shumë se milionerë me këtë shkatërrim masiv që u bëhet pyjeve. Pra, rënia në këto sektorë është shumë e madhe, shumë e dhimbshme, shumë me pasoja. Por përsëri potencialet e ringritjes janë reale dhe ne jemi të vendosur t’i japim me programin tonë, mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe kullotave, ujërave dhe ajrit, investimet më serioze në mënyrë që të arrijmë sa më shpejt standardet evropiane në këto fusha si standardet më të mira për shëndetin dhe jetesën e qytetarëve shqiptarë.
sali berisha
Politike
31 Mars 2025, 19:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur sot programin 2025-2029 për sektorin e "Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave". Ky program &e...
Politike
31 Mars 2025, 19:13
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta shprehet se programi ekonomik "Made in Albania" i Shqipërisë Madhështore ka si q...
Politike
31 Mars 2025, 18:26
r.ll
meloni
LONDËR- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbajtur fjalën e saj përmes një lidhje me video në Samitin e Siguris&eum...
Politike
31 Mars 2025, 18:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që janë më pro Bashkimit Europia...
Politike
31 Mars 2025, 18:04
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 n&...
Politike
31 Mars 2025, 16:49
r.ll
qendrat
BRUKSELI - Plani i ri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër ësht&...
Politike
31 Mars 2025, 15:54
N.F
Avni Spahiu
KOSOVË- Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu ka kritikuar mungesën e një...
Politike
31 Mars 2025, 13:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp këtë të hënë ka ndarë...
Politike
31 Mars 2025, 13:36
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur këtë të hënë gjatë konferencës me gaze...
Politike
31 Mars 2025, 13:33
Klodian Tomorri
TIRANË- Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për rezidencën Sima T...