Bota

Gjenden të vdekur 14 anëtarët e ekipit të shpëtimit të zhdukur në Rripin e Gazës

Gjysmëhëna e Kuqe dhe Mbrojtja Civile kishin humbur kontaktet me ekipet e shpëtimit pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj ambulancave më 23 mars.

30 Mars 2025, 20:27 Nga N.F
Gjenden të vdekur 14 anëtarët e ekipit të shpëtimit
Foto ilustruese

GAZA- Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të dielën se 14 punonjës të shpëtimit u gjetën të vdekur, të cilët u vranë javën e kaluar nga zjarri i ushtrisë izraelite ndaj ambulancave në Rripin jugor të Gazës.

"Deri më sot, numri i të vdekurve të gjetur është 14. Nga këta, tetë ishin anëtarë të ekuipazheve të ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, pesë ishin anëtarë të Mbrojtjes Civile (Rripi i Gazës) dhe një punonjës i Kombeve të Bashkuara ," tha organizata në deklaratën e saj.

Është e paqartë se për cilën agjenci të OKB-së ka punuar viktima e 14-të. Gjysmëhëna e Kuqe dhe Mbrojtja Civile kishin humbur kontaktet me ekipet e shpëtimit pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj ambulancave më 23 mars. Ushtria izraelite pranoi të shtunën se hapi zjarr ndaj ambulancave sepse i konsideronte ato të dyshimta, ndërsa Hamasi e quajti atë një krim lufte.

Ngjarjet u zhvilluan të dielën e kaluar në lagjen Tal al-Sultan, në perëndim të Rafahut. Gjysmëhëna e Kuqe pretendon se autoritetet izraelite penguan një ekip që të hynte në zonë  për të kërkuar shpëtimtarët e humbur që u vunë nën zjarr nga forcat izraelite.

Sipas deklaratës së ushtrisë, disa minuta pasi ushtarët vranë shumë terroristë të Hamasit duke hapur zjarr mbi automjetet e tyre, automjete të tjera lëvizën në mënyrë të dyshimtë në drejtim të ushtarëve. Më pas ata u përgjigjën duke hapur zjarr mbi automjetet e dyshimta dhe duke vrarë shumë terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

.

gaza

Sondazh

Poll