Sport

VIDEO/ Sylvinho nuk e do, por Ernest Muçi ishte ylli i derbit të Stambollit! Besiktasi mposht Gallatasaray dhe hap garën…

Besiktasi fitoi 2-1 mbrëmjen e së shtunës ndaj Gallatasarayt, teksa protagonist absolute i ndeshjes ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi.

30 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Sylvinho nuk e do, por Ernest Muçi ishte ylli i derbit të

TURQI - Bardhezinjtë e Besiktasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 23-të me Rafa Silvën, ndërkohë që në minutën e 36-të, Gallatasaray mbeti me 10 lojtari, pasi Frankovski u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Muçit. (video)

Në minutën e 38-të, talenti shqiptar realizoi një gol fantastik, por për fat të keq të tij, u anulua për pozicion jashtë loje. (video)

Në fundin e pjesës së parë ishte Torreira, që vendosi baraspeshën e përkohshme. Ndërkohë që golin e fitores për vendasit do e shënonte Fernandes në minutën e 66-të.

Ky triumf i Besiktasit ka rihapur edhe garën për titullin kampion, pasi deferenca mes Gallatasarayt dhe Fenerbahçes tashmë është vetëm 6 pikë, me skuadrën e Mourinhos që ka një ndeshje më pak.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll