Sport

VIDEO/ Debutim fitues për Tudor në stolin e Juventusit, falë ‘nënshkrimit’ të Yildiz…

Juventusi mund të mos ketë bërë përshtypje ndaj Genoas, por goli i Yildiz në pjesën e parë vendosi ndeshjen, me bardhezinjtë që u rikthyen te tre pikët.

29 Mars 2025, 20:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Debutim fitues për Tudor në stolin e Juventusit, falë

ITALI - Juventus e nisi fuqishëm në epokën e Igor Tudor në stol, duke fituar 1-0 kundër Genoas me një rezultat cinik dhe mbeti në vendin e 5-të të renditjes, -1 pas Bolognës së vendit të katërt.

Kuqeblutë nuk arritën në asnjë moment të ndeshjes të kërcënojnë vendasit, të cilët kaluan shpejt në epërsi me anë të Kenan Yildiz dhe u rikthyen te tri pikët, pas dy humbjeve radhazi në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ kaloi në avantazh me Kenan Yildiz, i cili në minutën e 25-të shënoi 1-0 pas një përpjekjeje individuale nga brenda zonës. Por vazhdimi nuk ishte ashtu siç pritej. Skuadra vendase kishte iniciativën, por të dyja skuadrat nuk mundën të krijonin asnjë rrezik në të tretën sulmuese të fushës.

Miqtë u kërcënuan në minutën e 73-të nga Kalulu, i cili goditi mirë me kokë, por portieri kuqeblu tregoi reflekse të mira dhe priti. Genoa në fund nuk arriti të prishë mbrojtjen e bardhezinjve, të cilët morën tre pikët, duke u rikthyer në rezultate pozitive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll