Sport

PSG, shtyhet festa e titullit… Luis Enrique e pëlqen atë në “Parc des Princes”

PSG mund të festojë të shtunën e ardhshme, pas ndeshjes me Angers së orës 17:00, para tifozëve të tyre parizienë.

30 Mars 2025, 07:30 Nga DOSJA

PSG, shtyhet festa e titullit… Luis Enrique e pëlqen atë

FRANCE - "Nëse Monako-Nice barazojnë, a jemi kampionë? Nuk më intereson, do të doja që Nice dhe Monaco të mos barazojnë, në mënyrë që ta festojmë titullin në Parc des Princes. Ne ishim skuadra më e mirë në ligë nga fillimi në fund dhe kemi qenë kampionë virtualë prej disa javësh".

Kështu është shprehur trajneri i Paris Saint-Germain-it, Luis Enrique në një konferencë për shtyp disa orë më pare, për festën e titullit të shtunën në mbrëmje.

Trajneri spanjol u shpreh i kënaqur, pasi Monaco, me golin e fitores të Embolos, e shtyu të paktën një javë festimet e liderëve të ligës, të cilët do të mund të festojnë ndaj Angers, të shtunën e ardhshme pas ndeshjes së orës 17:00, para tifozëve të tyre parizienë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll