Aktualitet

Ambasada amerikane tjetër paralajmërim: Kush mashtron për të marrë vizë mund të dënohet me burg!

Ambasada bën me dije se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

29 Mars 2025, 18:08 Nga B.Z
Ambasada amerikane tjetër paralajmërim: Kush mashtron për të
Ambasada

TIRANË - Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një tjetër paralajmërim për të gjithë qytetarët që aplikojnë për vizë amerikane. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada bën me dije se çdo person që gënjen për të marrë vizën e SHBA, apo që shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ndëshkimet përfshijnë dënim me burg, dëbim apo ndalim të përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen. 

Reagimi i Ambasadës:

Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin demonstrimin e një qëllimi për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të periudhës së heqjes dorë nga viza ose viza, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

ambasada amerikane vize amerikane

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2025, 16:38 Auron Tare

Një balonë për Ali Pashanë!

Foto ilustruese TIRANË - Një mëngjes i bukur, plot dritë dhe diell, i pasuar nga një erë e freskët, shihte grumbullimin ...