29 Mars 2025, 15:21
Nga B.Z
Ardit Bido
TIRANË - Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës dhe drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, i është përgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike, e cila kërkoi sot që KQZ ta përjashtojë nga lista e PS-së, pasi ky i fundit bën fushatë për deputet duke qenë ende në detyrë.
Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, Bido thotë se PD nuk e përjashton dot me teknikalitete, ndërsa pretendoi se nga ana e tij nuk ka asnjë shkelje.
Bido thotë se ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike dhe sipas tij ky akt ekziston në KQZ që prej datës 12 mars, teksa ka publikaur edhe dokumentin.
Bido thotë më tej se vetë ai i ka deleguar kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit, ndërsa u bën thirrje PD-së se do të shihen në Kuvend.
Deklarata e plotë
Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.
Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.
Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.
Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.
Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!
Dokumenti
ardit bido pd kqz
Politike
29 Mars 2025, 14:35
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë prezantimit elektoral të...
Politike
29 Mars 2025, 14:21
B.Z
Tedi Blushi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur mbi zhvillimet më të fundi...
Politike
29 Mars 2025, 14:14
Dosja.al
Rama në ambjentet e diMal
TIRANË - Disa vite më parë, kryeministri Edi Rama vizitonte ambientet e kompanisë “Dimal&rdqu...
Politike
29 Mars 2025, 13:56
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë pë...
Politike
29 Mars 2025, 12:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e forcës së...
Politike
29 Mars 2025, 13:03
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut, ku 26 vjet më parë forcat gjenodicale t&eum...
Politike
29 Mars 2025, 12:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit ‘Shqipëria 2030’ tha s...
Politike
29 Mars 2025, 12:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli gjatë prezantimit të programit edhe për projektin për ndërtimin e portit të ...
Politike
29 Mars 2025, 12:34
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin "Shqipëria 2030" për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi dixhitalizim e plot&e...
Politike
29 Mars 2025, 12:12
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të shtunë programin elektoral të PS-së. Kreu i qeverisë...