Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama sërish në Greqi, sot takim me diasporën shqiptare në Kretë, nesër në Athinë

Rama sot do të udhëtojë drejt Kretës për takimin që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e stadiumit “Klassidos”.

29 Mars 2025, 08:24 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama sërish në Greqi, sot takim me
Edi Rama

KRETË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër takim me shqiptarët në Greqi. Rama sot do të udhëtojë drejt Kretës për takimin që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e stadiumit “Klassidos”.

Ndërsa më 30 mars, ditën e dielë Rama do të jetë në në një takim me shqiptarët në Athinë. Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.

Rama zhvilloi takimin e parë me shqiptarët në Athinë, duke çelur njëkohësisht edhe turin e tij të lajmëruar asokohe me diasporën në Evropë dhe më gjerë. Ndërkohë takimi i dytë në Greqi është zhvilluar me shqiptarët emigrantë në qytetin e Selanikut, takim i mbajtur disa muaj më parë.

edi rama

Sondazh

Poll