Politike

"O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla!" Rama takim me njësinë 5 në Tiranë, batuta me deputetin: Shiko ndonjëherë dhe instagramin timin mo burrë, tëndin e shohim që në mëngjes

Pjesë e takimit ishin deputeti Erion Braçe dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

28 Mars 2025, 22:24 Nga M.B
"O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla!" Rama
Edi Rama dhe Erion Braçe

TIRANA- Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim shtabin elektoral në Tiranë. Pjesë e takimit ishin deputeti Erion Braçe dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Rrugës për në takim, Rama u shoqërua nga kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani. Ndërkohë në takim nuk munguan batutat mes kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Erion Braçes si mëposhtë. Deputeti kërkoi të zgjidhet çështja e pallateve parafabrikate në zonën e “Pallatit me shigjeta” duke kërkuar një zgjidhje për veshjen e tyre me termoizolim.

Rama: O Braçe ku je!?

Braçe: Ka të tjerë këtu.

Rama: Kam ardhur bashkë me kryetaren në detyrë të bashkisë. O Braçe na trego ndonjë gjë mo vëlla. Si duket situata?

Braçe: Ti shiko ndonjëherë dhe instagramin timin mo burrë. Tëndin e shohim që në mëngjes. Mund ta shohësh dhe timin se nuk bëhet qameti. Ne të shikojmë “sy më sy” që më sabah kështu që na shih edhe ti ndonjëherë.

Rama: Hape ta shoh.

Rama: Pra jashtë me çadra. Pa hape një herë ta shohim.

Braçe: Do dalë ndonjë sharje për ty.

Rama: Po le të dali mo. Unë jam mësuar me këto tani.

Rama: Po ky nuk është takim. Ka ndaluar Braçja disa njerëz në rrugë.

Rama: Aty kam banuar unë.

Braçe: Nuk ma thanë këtë.

Rama: Po mirë mo se unë nuk jam figurë historike që të të thonë këtu ka pasur shtëpinë filani. Hej Zot.

Braçe: Je tani figurë historike.

Rama: Nuk ishte i bindur nëse pallatet parafabrikat mund të vishen me sistemin kapotë.

Braçe: Po mirë mo ta shikojmë një herë.

Rama: Aty mund të bëhet ndonjë gjë nëse banorët janë dakord… mund të bëhet ndonjë gjë me prishje, me ribërje që të bëhet më shumë dhe që të dalë dhe investimi.

Në një moment Braçe fillon t’i prezantojë të pranishmit me radhë, por Rama e ndërpret sërish: “I njoh unë këta”.

Braçe: Ai është Nazmiu që e kemi kockë të fortë të Selitës.

Rama: Po e njoh mos si nuk e njoh.

Braçe: Të njeh Nazmi.

Rama: Po i njoh mo, për ça e bën këtë? E bën për provokim tani?

edi rama

Sondazh

Poll