Politike

Meta në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Xhixho: Vendimmarrja e presidentit të PL-së na frymëzoi

Xhixho tha se vendimmarrja e Metës frymëzoi anëtarët e partisë.

28 Mars 2025, 21:46 Nga M.B
Meta në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Xhixho:
Erisa Xhixho

TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe kandidaturën e kreu të PL-së Ilir Meta në këto zgjedhje. E ftuar në emisionin “Log” në News 24 Xhixho tha se vendimmarrja e Metës frymëzoi anëtarët e partisë. Ajo shtoi se Meta tregoi lidership.

"Partia e Lirisë padyshim pas pengmarrjes politike të Metës dhe vendimmarrjes së tij për të qenë në listë të kapur, kam qenë kundër për vet situatën që ndodhet presidenti i PL.  Vendimmarrja e tij na frymëzoi dha shembull i prestistencës së tij dhe asaj që ai përfaqëson. Vendimmarja e tij tregon besimin e madh që ai ka në kauzën e listave të hapura. Tregojnë lidershipin e Ilir Metës. Pavarësisht se ne si kryesi debatuam për vendimmarrjen, absolutisht që e respektuam vendimmarrjen e presidentit", tha Xhixho.

erisa xhixho

Sondazh

Poll