Bota

Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar/ Shkon mbi 1000 numri i viktimave, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit. Një ekip shpëtimi në Mandalay tha se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

29 Mars 2025, 07:49 Nga E. D
Tërmeti shkatërrues 7.7 ballë në Mianmar/ Shkon mbi 1000
rrenojat

MIANMAR- Më shumë se 1000 njerëz janë kanë humbur jetën në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë. Qeveria e juntës së Mianmarit njoftoi një rritje dramatike të numrit viktimave ku deri më tani janë komnfirmuar 1.002 të vdekur dhe 2.376 të plagosur.

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit. Një ekip shpëtimi në Mandalay tha se njerëzit po kërkojnë me duar në rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Ndërsa Naypyidaw është ka qenë i dyti më i goditur nga tërmeti, me 94 të vdekur, sipas një deklarate. Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale.

"Një ekip prej 37 shpëtimtarësh nga Kina mbërriti në Yangon (ish-kryeqyteti i Mianmarit) në agim, duke mbajtur pajisje dhe ilaçe të avancuara," tha ambasada kineze në një postim në Facebook.

Rusia njoftoi se kishte dërguar 120 shpëtimtarë me përvojë me qen të trajnuar posaçërisht, si dhe mjekë për të trajtuar të plagosurit.  Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kishte kontaktuar me zyrtarë në Mianmar, duke siguruar se Uashingtoni do të ofronte ndihmë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

termeti ne mianmar

Sondazh

Poll