28 Mars 2025, 14:01
Nga E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë gjatë natës, teksa forcat ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve tokësore.
Përmes një deklarate, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se në natën e 28 marsit, Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës 163 dronë të llojeve të ndryshme.
Nga 163 dronët, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se i kanë rrëzuar 89. Sipas tyre, 51 dronë dështuan të arrinin caqet, me gjasë si rezultat i kundërmasave të luftës elektronike.
Në 24 orët paraprake, trupat ruse kanë kryer granatime masive dhe sulme ajrore në qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe në disa vendbanime të rajonit, tha më 28 mars Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale ushtarake.
Hersoni ka qenë në epiqendër të luftimeve, pasi qyteti gjendet në vijën e frontit, duke bërë që banorët të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me dronë dhe artileri.
Tre persona raportohet se janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve të fundit në Herson.
Ndërkaq, në Rusi në qytetet Saratov dhe Engels ishin cak i sulmeve gjatë natës më 28 mars. Banorët lokalë kanë raportuar për disa shpërthime, sipas kanaleve ruse në Telegram.
Rajoni i Saratovit vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve ukrainase me dronë, veçmas për shkak se një bazë e rëndësishme ushtarake gjendet afër qytetit Engels.
Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi për rrëzimin e 78 dronëve ukrainas gjatë orëve të para të 28 marsit.
Teksa Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të sjellë paqe në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha më 28 mars se trupat ruse kanë intensifikuar aktivitetin e tyre në terren, duke raportuar për 209 përleshje në 24 orët e fundit.
Numri më i madh i sulmeve ruse u regjistrua në drejtim të qytetit strategjik të Pokrovskut, në lindje të Ukrainës, tha ushtria e Kievit./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
28 Mars 2025, 13:11
E. D
foto ilustruese
MIANMAR- Njerëzit në Myanmar dhe Tajlandë kanë folur për tronditjen dhe tmerrin e tyre pas një tërmeti t...
Bota
28 Mars 2025, 13:00
E. D
Vladimir Putin dhe Tajip Rexhep Erdogan
TURQI- Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, në të cilë...
Bota
28 Mars 2025, 12:22
E. D
Mark Carney
KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka deklaruar se marrëdhëniet tradicionale të vendit të tij me Shtetet e...
Bota
28 Mars 2025, 12:09
E. D
foto ilustruese
EGJIPT- Momentet dramatike që u zhvilluan në resortin turistik Hurghada në bregdetin egjiptian të Detit të Ku...
Bota
28 Mars 2025, 12:08
r.ll
permbytjet
BOSNJE HERCEGOVINË- Dy persona janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve...
Bota
28 Mars 2025, 11:56
E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia në vlorë ka zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh të ndodhura në Vlorë dhe seleni...
Bota
28 Mars 2025, 11:43
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se është dakord me deklaratën e zv. presidentit amarikan JD Vance se Ev...
Bota
28 Mars 2025, 11:17
E. D
GROENDLANDË
GROENDLANDË- Një delegacion me fuqi të lartë zyrtarësh amerikanë do të kalojë të premten n&eu...
Bota
28 Mars 2025, 11:05
r.ll
femijet ne gaza
GAZA- Numri i fëmijëve të vrarë në Gaza, sipas ministrisë lokale të shëndetësisë, së...
Bota
28 Mars 2025, 11:02
E. D
ura
MIANMARI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten, duke shkaktuar dëme të konside...