Bota

Një qytet në Serbi shpall Vuçiç person "non grata", shkak protestat e studentëve

Në Kuvendin e Pirotit, të mbajtur më 19 mars, u vendos unanimisht që të kërkohet nga Këshilli i qytetit të Pirotit, si dhe nga kryetari Vladan Vasiç, që të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” të mbajtur në Beograd më 15 mars.

28 Mars 2025, 14:43 Nga r.ll
Një qytet në Serbi shpall Vuçiç person "non
aleksander vucic

SERBI- Me vendim unanim të Kuvendit të Qytetarëve Pirot, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shpallur person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

Në Kuvendin e Pirotit, të mbajtur më 19 mars, u vendos unanimisht që të kërkohet nga Këshilli i qytetit të Pirotit, si dhe nga kryetari Vladan Vasiç, që të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” të mbajtur në Beograd më 15 mars, shkruan nova.rs.

Ata gjithashtu kërkojnë që të informojnë publikun e Pirotit nëse kanë ofruar ndihmë apo mbështetje për studentët e qytetit që u plagosën gjatë protestës. Po ashtu, ata kërkojnë emrat dhe mbiemrat e funksionarëve që qëndruan në kampin e “studentëve që duan të mësojnë” të regjimit.

Në Kuvendin e fundit që u mbajt më 24 mars, u vendos që presidenti serb të shpallet “person i padëshiruar” në territorin e qytetit të Pirotit. Protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer pas vdekjes tragjike të 15 personave me rastin e shembjes së strehimore së jashtme të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad. 

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll