28 Mars 2025, 11:20
Nga I.A
Ardit Bido
VLORË- Ardit Bido, kandidat i Partisë Socialiste në Vlorë dhe drejtor i Arkivit të Shtetit i është përgjigjur sot akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili pretendon se Bido ka falsifikuar dokumente arkivore për familjen Koleka. Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, Bido shprehet se deklarata e Berishës është mashtrim, pasi sipas tij ai dokument është mikrofilmuar në vitin 2001, në kohën kur PD ishte në pushtet nëpërmjet kryeministrit të asaj kohe.
Reagimi i Ardit Bidos:
Doktor, mos dil më blof! Kur i përket aleancës së antishqiptarisë madhështore, del blof siç doli Berisha dje, i frymëzuar nga Beleri pardje, duke u zënë mat në mashtrimin e tij ndaj meje, se e dinë që i zë halli i madh kur të më kenë përballë në Kuvendin e shqiptarëve përballë aleancës së antishqiptarisë madhështore.
Pas Fredi Belerit, që bëri show në Tiranë me skenarin e zakonshëm të viktimës imagjinare, ishte radha e doktor Berishës që të përpiqej të krijonte një tjetër tymnajë, duke thënë se unë “paskam gjetur”, domethënë paskam futur në Arkiv një dokument për familjen Koleka.
Fakti është i thjeshtë: ai dokument është mikrofilmuar që në vitin 2001, në kohën kur aleanca e sotshme e antishqiptarisë madhështore drejtonte qeverinë e vendit përmes Kryeministrit të asaj kohe. Pra, dokumenti ekzistonte dhe gjendej në Arkiv shumë kohë përpara se unë të merrja këtë detyrë.
Kur ke këshilltar Fredi Belerin në aleancën e antishqiptarisë madhështore, nuk është çudi që bën blofe të tilla. Por ty doktor, që ke qenë gjatë gjithë jetës i kujdesshëm për imazhin tënd, nuk të shkon! Mos dil më blof.
Kreu i PD Sali Berisha tha dje se ka prova, që Edi Rama ka falsifikuar dokumentet shtetërore për të grabitur 24 hektarë tokë, sipas tij, pranë kanionit të Gjipesë. Sipas Berishës paraardhës të Edi Ramës kanë faktuar në kujtimet e tyre se nuk kanë qenë pronarë të asaj sipërfaqe. Konkretisht bëhet fjalë për 24 hektarë tokë në Vuno.
ardit bido sali berisha
Politike
28 Mars 2025, 13:13
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se do të mbajë fjalën e tij në kongresin e Partive Pop...
Politike
28 Mars 2025, 12:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Në konferencën për mediat ditën e sotme, kryetari i PD-së, Sali berisha ka prezantuar edhe logon e fush...
Politike
28 Mars 2025, 12:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka humbur nga viti në vit pozicionin e sa...
Politike
28 Mars 2025, 12:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Shqipëria Madhështore është një vend ku qy...
Politike
28 Mars 2025, 12:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shfaqur me st...
Politike
28 Mars 2025, 12:19
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan, ku tha se transformimi i Parkut Metalurgjik së bashku me autoparkun do ta b&...
Politike
28 Mars 2025, 11:56
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qart&e...
Politike
28 Mars 2025, 11:16
r.ll
petar petkovic
KOSOVË- Petar Petkoviç, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi a...
Politike
28 Mars 2025, 10:21
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike përmes Kryetares së Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK, t&eu...
Politike
28 Mars 2025, 08:49
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metod...