Politike

"Ky është simbol i i mençurisë dhe vendimit", Berisha shfaqet me "bufin" në konferencë: Injoranca e Edi Ramës nuk është argument

Berisha u shpreh se bufi është në vetvete simbol i mençurisë, diturisë dhe vendimit prej mijëra vjetësh.

28 Mars 2025, 12:31 Nga r.ll
"Ky është simbol i i mençurisë dhe vendimit",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat është shfaqur me statujën e një bufi mbi tavolinë, si përgjigje për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij.

Berisha u shpreh se bufi është në vetvete simbol i mençurisë, diturisë dhe vendimit prej mijëra vjetësh. Sipas kryedemokratit, Rama mendon se e fyen atë duke e quajtur, ndërsa shtoi se injoranca e tij nuk është argument.

"Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë. Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.

Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini.", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll