Politike

Ambasadori britanik uron Kosovën për njohjen nga Kenia, Petkoviç: E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare

Petkoviç në reagimin e tij ka pretenduar se do të ketë tërheqje të reja të njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

28 Mars 2025, 11:16 Nga r.ll
Ambasadori britanik uron Kosovën për njohjen nga Kenia,
petar petkovic

KOSOVË- Petar Petkoviç, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi ambasada britanike në Kosovë ka uruar njohjen nga Kenia. Petkoviç në reagimin e tij ka pretenduar se do të ketë tërheqje të reja të njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Supozoj se ambasadori Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviç në postimin e tij në "X".

Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias.

“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.

Më 26 mars Kosovës i erdhi një njohje pas pesë vitesh që kur kishte ardhur e fundit nga Izraeli. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se letra e njohjes i kishte arritur në Presidencë.

petar petkoviç

Sondazh

Poll