Politike

Cilët do të jenë ministrat në qeveri? Berisha: Secili prej tyre e meriton, merr Athem Agën

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha tha se secili prej tyre që janë në listë e meritojnë.

27 Mars 2025, 22:18 Nga I.A
Cilët do të jenë ministrat në qeveri? Berisha: Secili prej
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha përmendi disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Berisha tha se secili prej tyre që janë në listë e meritojnë. Ndërkohë që si emra të përvetshëm, përmendi aty Athem Agën.  

"Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Mere Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton. A duhet t’u paraqesim qytetarëve si forcë politike kandidatë dinjitozë, s’e kam bërë unë këtë sistem," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll