Aktualitet

Maskat në zyrat e kompanisë “One”/ Klodiana Lala hedh dyshime për lidhje me dosjen “Veliaj”, flet për hetimet mbi fshehjen e aksionit kriminal

Sulmi në zyrat e “One” gjatë Krishtlindjeve mbetet i dyshimtë. Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron mundësinë e ndërhyrjes në server dhe lidhjeve me dosjen hetimore të Erion Veliajt

27 Mars 2025, 21:12 Nga A.Ll
Maskat në zyrat e kompanisë “One”/ Klodiana Lala hedh
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zyrat e kompanisë telefonike “One” gjatë natës së Krishtlindjeve, ku dy persona të maskuar janë futur në ndërtesë dhe kanë kryer një akt të dyshimtë.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë incident, duke theksuar se ka shumë pikëpyetje që mbeten pa përgjigje.

Sipas Lalës, hetimet janë shoqëruar me mungesë informacioni dhe policia ka njoftuar vonë për ngjarjen, që u bë e njohur vetëm përmes mediave. Në orën 02:30 të mëngjesit të 25 dhjetorit, dy persona të maskuar hynë në zyrat e “One” dhe dëmtuan një derë, megjithatë, sipas informacionit të policisë dhe punonjësve të sigurisë, ngjarja u mbajt e fshehtë dhe nuk u denoncua.

Gentian Koçi, punonjës sigurie në këtë kompani, ka pranuar se dy të dyshuarit kanë hyrë në zyrë dhe kanë përdorur një levë, por nuk ka pasur dëme të mëdha dhe nuk ka pasur kallëzim për ngjarjen.

Klodiana Lala thekson se dyshimet janë të forta për mundësinë që pas këtij sulmi të fshihet diçka më e madhe. Ajo shtoi se mund të ketë pasur ndërhyrje në serverin e kompanisë dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kompania “One” është një nga klientët kryesorë të Arbër Veliajt, vëllai i Erion Veliajt, dhe Lala ngre pikëpyetje në lidhje me mundësinë e lidhjeve mes kësaj ngjarjeje dhe hetimeve që po zhvillohen për figura të rëndësishme të politikës.

Klodiana Lala: 

Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe.

Gentian Koçi punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert de duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.

Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”.

Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.

Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra.

Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.  

Kompania "One" është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Ka dyshime por në momentin është në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj.

Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Velaij. Po këqyren shumë kamera të bizneseve përreth.  

Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.

Kompania “One” është klientja kryesore e kompanisë "Gogel" të vëllait të Erion Veliaj, Arbër Veliaj.

klodiana lala tpz erion veliaj sulmi tek arbër veliaj

Sondazh

Poll