Bota

Tërmet 7.7 ballë në Mianmarin/ PAMJE nga qyteti me rrugë të çara dhe ndërtesa të shkatërruara, rreth 43 persona të bllokuar nën rrënoja

Pamjet tmerruese tregojnë momentin kur lëkundjet e forta goditën vendin.  Gjithashtu të paktën 43 persona janë ende të bllokuar brenda ndërtesa të shembura. Ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë për ti shpëtuar. 

28 Mars 2025, 09:33 Nga E. D
Tërmet 7.7 ballë në Mianmarin/ PAMJE nga qyteti me rrugë
pamje nga vendngjarja

MIANMAR- Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin dhe ka tronditur Tajlandën me dhjetëra ndërtesa të dëmtuara rëndë. Pamjet tmerruese tregojnë momentin kur lëkundjet e forta goditën vendin.  Gjithashtu të paktën 43 persona janë ende të bllokuar brenda ndërtesa të shembura. Ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë për ti shpëtuar. 

Tërmet 7.7 ballë në Mianmarin/ PAMJE nga qyteti me rrugë

Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.

Tërmet 7.7 ballë në Mianmarin/ PAMJE nga qyteti me rrugë

“Të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia pasi gjithçka filloi të dridhej. Pashë një shembje godine pesëkatëshe para syve të mi. Të gjithë në qytetin tim janë në rrugë dhe askush nuk guxon të kthehet brenda ndërtesave”, tha një qytetar. 

Tërmet 7.7 ballë në Mianmarin/ PAMJE nga qyteti me rrugë

Dëshmitarët gjithashtu raportuan se kishin parë  ujë nga pishinat e apartamenteve të larta luksoze që përplaseshin anash dhe në rrugë.

Nga zyrtarët ende nuk ka të dhëna nëse presin viktima dhe sa dëme janë shkaktuar. Policia dhe zyrtarët e emergjencës po punojnë ende pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar dhe për të shpëtuar këdo që mund të jetë i bllokuar në shtëpitë e tyre.

termet ne mianmar

Sondazh

Poll