Bota

Gafa e administratës Trump! Gjykatësi urdhëron agjencitë federale të ruajnë mesazhet e dërguara në aplikacion

Gjyqtari James Boasberg, e mori vendimin në një padi për ruajtje të sjellë në vazhdën e zbulimit se zyrtarët e kabinetit po diskutonin planet e luftës në aplikacionin Signal.

27 Mars 2025, 22:34 Nga E. D
Gafa e administratës Trump! Gjykatësi urdhëron agjencitë
foto ilustruese

SHBA- Një gjykatës federal urdhëroi sot agjencitë kryesore të administratës Trump të ruajnë mesazhet e dërguara në aplikacionin Signal midis datave 11 dhe 15 mars. Gjyqtari James Boasberg, e mori vendimin në një padi për ruajtje të sjellë në vazhdën e zbulimit se zyrtarët e kabinetit po diskutonin planet e luftës në aplikacionin Signal.

Departamenti i Drejtësisë tha se administrata tashmë po punon për të gjurmuar dhe ruajtur tekstet e sinjaleve nga ajo periudhë. Gjithashtu gafa ndodhi pasi vartësit e Këshilltarit të Lartë për siguri kombëtare, Mike Waltz shtuan në një grup me zyrtarë të lartë amerikanë, kryeredaktorin e gazetës, The Atlantic i cili publikoi bisedën e plote për sulmet në Jemen.

shba administrata e trump

Sondazh

Poll