Bota

Presidenti rus Putin, prezanton nëndetësen me energji bërthamore "Perm" (VIDEO)

Kjo është një nëndetëse e gjeneratës së re, e cila është e pajisur me raketa supersonike Zircon me një rreze veprimi prej afërsisht 900 kilometrash.

27 Mars 2025, 22:41 Nga M.L
Presidenti rus Putin, prezanton nëndetësen me energji bërthamore
Foto ilustruese

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin prezantoi sot nëndetësen me energji bërthamore “Perm”, duke marrë pjesë përmes videolidhjes në ceremoninë e nisjes së blerjes së re të flotës ruse. Kjo është një nëndetëse e gjeneratës së re, e cila është e pajisur me raketa supersonike Zircon me një rreze veprimi prej afërsisht 900 kilometrash.

"Perm" është nëndetësja e gjashtë e klasit Yasen dhe është ndërtuar nga Sevmash afër Murmansk. Sipas mediave ruse, gjatë vizitës së tij në Murmansk, i forti i Kremlinit inspektoi edhe nëndetësen me energji bërthamore "Arkhangelsk" dhe objektet e Atomflot, e cila menaxhon flotën ruse të akullthyesve.

 

vladimir putin rusi nendetsja perm

Sondazh

Poll