Bota

VIDEO - “Erdogan vs Pikachu” në mes të protestave/ Aktivisti i maskuar bëhet simbol viral i rezistencës në Turqi

Protestuesi i veshur si Pikachu përpiqet t’i shpëtojë policisë mes tensioneve në Kostandinopojë, ndërsa Turqia tronditet nga arrestimet masive pas ndalimit të kryebashkiakut të Stambollit

27 Mars 2025, 21:35 Nga A.Ll

VIDEO - “Erdogan vs Pikachu” në mes të protestave/

TURQI - Një skenë e pazakontë, e cila duket sikur ka dalë nga një film vizatimor, po bën xhiron e rrjetit në Turqi dhe më gjerë. Mes protestave të furishme kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan, një protestues i veshur si Pikachu është bërë simbol i guximit dhe ironisë, teksa përpiqej t’i shpëtonte forcave të rendit.

Videoja, që tashmë është bërë virale, tregon aktivistin me kostumin e verdhë të personazhit të njohur të “Pokemon”, duke marshuar në rrugët e Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) mes mijëra protestuesve.

Pamjet bëhen edhe më surrealiste kur ai tenton të largohet nga forcat e sigurisë, duke u ndjekur nga policia dhe makinat e blinduara që shpërndanin turmën me ujë me presion. Nuk dihet ende nëse protestuesi u arrestua, por prania e tij në demonstratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kjo skenë ndodhi në kontekstin e protestave masive që kanë përfshirë Turqinë pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit. Mbi 1,900 persona janë ndaluar deri tani nga policia, ndërsa kundërshtarët e Erdoganit e cilësojnë këtë veprim si një goditje të pastër politike ndaj opozitës.

Ndërkohë, Erdogan nuk është ndalur së sulmuari protestuesit, duke i quajtur ata “agjentë të së keqes” që po destabilizojnë vendin. Por pavarësisht kërcënimeve dhe represionit, skena të tilla si “Erdogan vs Pikachu” tregojnë një frymë ironie dhe rezistence të qytetarëve turq, të cilët vazhdojnë të sfidojnë pushtetin me kreativitet dhe guxim.

“erdogan vs pikachu” protestat stamboll

Sondazh

Poll