Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Macron: Nuk ka asnjë përgjigje nga Moska për propozimet e paqes që janë paraqitur!

Duke iu referuar çështjes së dërgimit të forcave ushtarake evropiane në territorin ukrainas, Macron tha se fillimisht një mision franko-britanik do të udhëtojë në Kiev me synimin për të forcuar përpjekjet për të ndërtuar forcat e armatosura ukrainase në të ardhmen. Më pas ai foli për dërgimin e forcave ushtarake të sigurisë nga disa shtete anëtare të BE-së në disa pika me interes strategjik në Ukrainë, pa hyrë megjithatë në detaje.

27 Mars 2025, 18:28 Nga E. D
Samiti për Ukrainën në Paris/ Macron: Nuk ka asnjë
Emmanuel Macron

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp, pak pas përfundimit të samitit të sotëm ndërkombëtar për Ukrainën, të mbajtur në Paris, deklaroi se partnerët evropianë shprehën vullnetin e tyre të përbashkët për të qëndruar të bashkuar dhe për të imponuar paqen. Gjithashtu ai tha se se për momentin nuk ka asnjë përgjigje ruse për propozimet e paqes që janë paraqitur.

Duke iu referuar çështjes së dërgimit të forcave ushtarake evropiane në territorin ukrainas, Macron tha se fillimisht një mision franko-britanik do të udhëtojë në Kiev me synimin për të forcuar përpjekjet për të ndërtuar forcat e armatosura ukrainase në të ardhmen. Më pas ai foli për dërgimin e forcave ushtarake të sigurisë nga disa shtete anëtare të BE-së në disa pika me interes strategjik në Ukrainë, pa hyrë megjithatë në detaje.

Presidenti francez vuri në dukje megjithatë se prania e këtyre forcave ushtarake do të jetë e një natyre parandaluese dhe se ato do të zhvendosen në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës. Macron tha se shpreson që zhvillimi i këtyre forcave ushtarake evropiane të bëhet me mbështetjen amerikane, duke theksuar megjithatë se duhet të parashikohet edhe skenari i zhvillimit të tyre pa mbështetjen amerikane.

Presidenti francez njoftoi gjithashtu se ishte vendosur që të përshpejtohej disbursimi nga BE i huave që G7 ka vendosur t'i japë Ukrainës. Presidenti francez shpresoi gjithashtu se Kina do të luante një rol të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë, ndërsa i pyetur për rolin e Turqisë, ai e konsideroi të arsyeshme të shprehte keqardhjen e tij për zhvillimet e fundit, duke thënë: “Natyra sistematike e persekutimit të opozitës, shoqërisë civile, lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit, si dhe arrestimi i kryetarit të Stambollit, janë veprime që nuk mund të pranohen”.

Në lidhje me konsultimet e deritanishme për arritjen e paqes në Ukrainë, presidenti francez shprehu dyshime për efektivitetin e tyre. Së fundi, presidenti francez shprehu kundërshtimin e tij ndaj vendimit të presidentit amerikan Trump për të rritur tarifat për makinat e prodhuara jashtë SHBA me 25% duke thënë se shpreson të rishikojë këtë vendim që është i gabuar nga pikëpamja ekonomike dhe gjeopolitike.

emmanuel macron

Sondazh

Poll