Bota

Sulm me thikë në Amsterdam/ Plagosen pesë persona, arrestohet autori

Policia, në informacionin paraprak, thotë se nga sulmi janë lënduar pesë persona dhe se i dyshuari është arrestuar. Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se autoritetet e medias lokale kishin marrë raporte për një grabitje.

27 Mars 2025, 16:25 Nga E. D

Sulm me thikë në Amsterdam/ Plagosen pesë persona, arrestohet

AMSTERDAM- Një sulm me thikë ka ndodhur në sheshin Dam të Amsterdamit, ku si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet incidenti ndodhi përpara Pallatit Mbretëror ikonik të qytetit pak pas orës 15:30.

Policia, në informacionin paraprak, thotë se nga sulmi janë lënduar pesë persona dhe se i dyshuari është arrestuar. Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se autoritetet e medias lokale kishin marrë raporte për një grabitje.

Ndërkohë në pamjet e publikuara shihet disa njerëz të grumbulluar dhe ambulanca dhe furgona policie të pranishëm. Gjithashtu mediat lokale raportuan se të paktën 14 makina policie dhe një oficer me motor ishin në vendngjarje.  

“Ne jemi të pranishëm në Sint Nicolaasstraat pranë Digës pas një raportimi për një incident me thikë me lëndime. Prandaj ka një kordon, edhe në Digë. Më shumë informacion do të vijojë”, tha departamenti i policisë së qytetit në X.

amsterdam

Sondazh

Poll