Bota

"Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjes..."! Meloni bën thirrje për pjesëmarrjen e SHBA në Samitin e ardhshëm të Ukrainës

Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.

27 Mars 2025, 18:11 Nga E. D
"Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në Samitin e sotëm të Ukrainës në Paris, tha se shpreson që në samitin e ardhshëm të ketë të pranishëm në samit një delegacion amerikan. Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.

“Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjesë në konferencën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Melonit.

Kryeministrja italiane përsëriti qëndrimin se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë. Ajo tha gjithashtu se është gjithashtu e rëndësishme shtrirja e armëpushimit të pjesshëm në infrastrukturën civile, si shkollat dhe spitalet, me qëllimin përfundimtar për një armëpushim të plotë në Ukrainë.

Në këtë kontekst, Meloni tha se “Kombet e Bashkuara mund të luajnë një rol”. Aleatët evropianë të Ukrainës kundërshtuan sot njëzëri heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

giorgia meloni

Sondazh

Poll