Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin 40-vjeçari në Vlorë

Mësohet se Rrokaj rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

27 Mars 2025, 11:11 Nga M.B
EMRI/ I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve
Foto ilustruese

VLORA- 40-vjeçari Arjan Rrokaj është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Mësohet se Rrokaj rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias. Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

NJOFTIMI:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”.

Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

vlora

Sondazh

Poll