Sport

Prokuroria e Mynihut ka pushuar hetimet për Jérôme Boateng...

Pas një hetimi pesëvjeçar, prokurorët e Mynihut kanë hequr dorë nga akuzat për dhunë ndaj Jerome Boateng në vdekjen e ish-të dashurës së tij, Kasia Lenhardt.

27 Mars 2025, 13:30 Nga DOSJA

Prokuroria e Mynihut ka pushuar hetimet për Jérôme Boateng...

GJERMANI - Pas disa vitesh hetime, zyra e prokurorit të Mynihut hodhi poshtë akuzat për dhunë ndaj ish-mbrojtësit Jérôme Boateng të mërkurën, për shkak të mungesës së provave.

36-vjeçari gjerman ndodhej në gjykata për akuzat për dhunë ndaj Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, që kreu vetëvrasje në shkurt të vitit 2021.

Tashmë i ndjekur penalisht për sulm dhe fyerje, Boateng u urdhërua të paguante 1.2 milionë euro dëmshpërblim në nëntor 2022, përpara se të shihte uljen e dënimit të tij në apel.

Në Instagram, kampioni i botës 2014 reagoi në një storie: "Të gjitha deklaratat e mia ishin të sakta dhe akuzat ndaj meje janë të rreme.

Faleminderit të gjithëve që ishin pranë meje dhe që më mbështetën gjithmonë pavarësisht kësaj humbjeje të rëndë. Kjo do të thotë shumë për mua. Tani unë dhe familja ime mund ta shikojmë të ardhmen në një mënyrë pozitive. Mos u dorëzo kurrë".

Prokuroria e Mynihut ka pushuar hetimet për Jérôme Boateng...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll