Bota

Zakharova: Britania dhe Franca po planifikojnë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë nën maskën e një misioni paqeruajtës!

Ajo paralajmëroi se një zhvillim i tillë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

27 Mars 2025, 12:46 Nga N.F
Zakharova: Britania dhe Franca po planifikojnë ndërhyrje ushtarake
Foto ilustruese

RUSI- Sipas pretendimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova Franca dhe Britania dyshohet se po përgatisin plane për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. Ajo paralajmëroi se një zhvillim i tillë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Të dy vendet kryesojnë të ashtuquajturën “aleancë të të vullnetit”, e cila po mblidhet sot në Paris, me qëllim planifikimin e një ndërhyrjeje të mundshme evropiane për arritjen e armëpushimit në Ukrainë. Mes skenarëve që po shqyrtohen thuhet se është vendosja e trupave evropiane brenda territorit ukrainas, një perspektivë që Moska e konsideron krejtësisht të papranueshme.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse i bëri deklaratat e saj vetëm disa orë pasi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock solli në plan të parë çështjen e një bashkimi evropian të mbrojtjes. Duke folur në konferencën Evropa 2025 për sovranitetin evropian, Burbock theksoi nevojën për të unifikuar aftësitë mbrojtëse në kontinent

"Nëse ne vazhdojmë të përdorim 150 sisteme të ndryshme armësh në Evropë, të cilat nuk janë as të pajtueshme me njëra-tjetrën, atëherë ne mund të shpenzojmë të gjitha paratë në botë për to - nuk do të jemi kurrë mjaftueshëm efektivë," tha ajo.

zakharova

Sondazh

Poll