Bota

Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Austrisë anulojnë udhëtimin në Siri për shkak të frikës së sigurisë

Javën e kaluar ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock vizitoi Damaskun dhe rihapi ambasadën gjermane, 13 vjet pasi ajo u mbyll në ditët e para të luftës civile siriane.

27 Mars 2025, 10:58 Nga N.F
Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Austrisë
Forcat siriane

SIRI- Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Austrisë anuluan udhëtimin e tyre të planifikuar në Siri të enjten 27 mars për shkak të frikës për sigurinë e tyre. Ministrja gjermane, Nancy Feser kishte planifikuar të vizitonte Damaskun me homologun e saj austriak, Gerhard Karner me një aeroplan ushtarak gjerman. Sipas raportimeve avioni do të fluturonte delegacionin për në Siri nga Jordania të enjten në mëngjes.

Megjithatë, ministria gjermane tha se udhëtimi u ndërpre përpara se fluturimi të nisej nga Amani për shkak të paralajmërimeve specifike nga autoritetet gjermane të sigurisë për një kërcënim terrorist. Dy ministrat kishin planifikuar të bisedonin me ministrat e qeverisë së përkohshme dhe me përfaqësues të organizatave të ndihmës së OKB-së.

Javën e kaluar ministrja e Jashtme gjermane Annalena Berbock vizitoi Damaskun dhe rihapi ambasadën gjermane, 13 vjet pasi ajo u mbyll në ditët e para të luftës civile siriane. Burbock, e cila u takua me presidentin e përkohshëm Ahmed al-Sharaa dhe të tjerë, tha se Evropa ka nevojë për "sy dhe veshë" në terren ndërsa ndjek tranzicionin politik në Siri. Kjo ishte vizita e saj e dytë që nga rënia e ish-presidentit Bashar Assad në dhjetor.

siri gjermania austria

Sondazh

Poll