Bota

I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, reagon ish-kryeministri italian, Romano Prodi: Bëra gabim, më vjen keq!

Gazetarja i kërkoi Prodit një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket politikani që i tërheq flokët gazetares.

27 Mars 2025, 11:21 Nga N.F
I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, reagon
Romano Prodi dhe gazetarja

ITALI- Politikani dhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici. Në reagimin e tij Prodi u shpreh se pasi ka parë pamjet e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Ai më tej u justifikua duke thënë se ai gjest ishte bërë për të treguar një kontekst tjetër por theksoi se i vjen keq.

“Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq.

Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.

Gazetarja i kërkoi Prodit një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket politikani që i tërheq flokët gazetares. Lavinia Orefici tha se u ndje keq dhe se ishtë një gjest i papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

romano prodi

Sondazh

Poll