Sport

Sacchi për Barçën e Flick: "Më pëlqen ta shikoj. Yamal ai ngjan Messit? Është herët"

“E vërteta është se Barcelona ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe luan futboll të shkëlqyeshëm. Më pëlqen shumë duke i parë ata duke luajtur."

26 Mars 2025, 09:30 Nga DOSJA

Sacchi për Barçën e Flick: "Më pëlqen ta shikoj.

ITALI - Në Spanjë është folur shumë për Arrigo Sacchi këtë sezon, veçanërisht rreth Barcelonës. Arsyeja? Mënyra se si luan Blaugrana e Hansi Flick është emocionuese, duke i qëndruar besnik stilit që e ka dalluar gjithmonë klubin, aq sa sjell krahasime të rëndësishme me trajnerë të mëdhenj të së kaluarës, përfshirë Arrigo Sacchin.

I pyetur për këtë nga Mundo Deportivo, ish-trajneri i Milanit është shprehur: "Ata ‘flasin’ për mua në Spanjë. Po, kjo është pikërisht ajo që shoh. E vërteta është se Barcelona ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe luan futboll të shkëlqyeshëm. Më pëlqen shumë duke i parë ata duke luajtur."

Trajneri, i cili shënoi një epokë në Itali, u pyet për sekretin e suksesit e tij me ‘Djajtë’: "Ne u përpoqëm të fitonim shumë dhe arritëm të krijojmë një ekip shumë të mirë dhe me njerëz që luanin futboll shumë mirë," - shpjegon Sacchi shumë thjesht. - "Në atë Milan gjithçka filloi nga sulmuesit, gjithmonë duke luftuar dhe duke shtypur lart në mbrojtjen kundërshtare”.

Në Milanin e tij, Franco Baresi komandoi vijën jashtë loje me Tassottin, Costacurta dhe Maldini afër. Në Barcelonë, qendërmbrojtësit janë një veteran si Iñigo Martínez, i shoqëruar nga 18-vjeçari Pau Cubarsí: "Më pëlqen shumë Cubarsí" - thotë ai.

"Barcelona ka një grup të përbërë nga djem shumë të rinj dhe unë e dua filozofinë e tyre të lojës. Ata luajnë futboll vërtet të bukur, të rinj, ndonjëherë mund të thuash, se për deri sa ata janë në moshë normale, mund të përmirësohen më tej”.

Sa i përket krahasimit mes Lamine Yamal dhe Leo Messit, Sacchi është i kujdesshëm: "Ai është një lojtar shumë i mirë, por është ende shumë herët për të gjitha këto."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll