Sport

Dembele ngatërrestari: "Te Barça ai kishte një kuzhinier, por përherë porosiste pica"…

Kur ishte te Barça, Dembele kishte punësuar një person vetëm për ta motivuar në mëngjes që të zgjohej dhe të mos vonohej në stërvitje. Jo vetëm kaq, ai kishte edhe një kuzhinier, por e pushoi nga puna se nuk donte të kishte “polic në shtëpi”.

26 Mars 2025, 09:00 Nga DOSJA

Dembele ngatërrestari: "Te Barça ai kishte një kuzhinier,

FRANCE - Ousmane Dembélé po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës. Anësori i djathtë francez, i lindur në vitin 1997, pas viteve të rrymës alternative dhe shpërthimeve të imagjinatës dhe klasit suprem mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës, më në fund po shprehet te Paris Saint-Germain, nën drejtimin e Luis Enrique.

Në fakt, këtë sezon 27-vjeçari ka shënuar tashmë 29 gola dhe 6 asistime në 34 ndeshje mes Ligue 1 dhe Champions League, shifra marramendëse, që e kanë bërë atë një golashënues absolut në kampionatin francez.

Aq shumë, saqë disa tashmë mendojnë për një kandidaturë të mundshme për “Topin e Artë” të radhës, në shoqërinë e talenteve të kristaltë si Lamine Yamal. 

Por në Barcelonë jo gjithçka po shkonte aq mirë, me të vërtetë: sipas asaj që u zbulua nga Cadena SER, Dembele pati disa probleme jashtë fushës së futbollit gjatë kohës së tij te Blaugrana.

Në fakt, Barça (në gjashtë sezonet që kaloi deri në vitin 2023), sipas asaj që mësohej nga kolegët spanjolë, Dembele kishte punësuar një person vetëm për ta motivuar në mëngjes që të zgjohej dhe të mos vonohej në stërvitje. Jo vetëm kaq, ai kishte edhe kuzhinier, por e pushoi nga puna se nuk donte të kishte “polic në shtëpi”.

"Kuzhinieri do të mbërrinte," thonë ata në Cadena SER, "duke përgatitur një peshk në furrë dhe duke i lënë gjithçka gati për të ngrënë. Dembélé do të mbërrinte, do t’i hidhte gjithçka në plehra dhe do të porosiste disa pica."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll