Sport

VIDEO/ Edhe Irani siguron Botërorin, falë Taremit: “Jemi shumë të lumtur”…

“Qëllimi ishte të bënim mirë dhe t'i afroheshim Kupës së Botës, arritëm të kualifikoheshim dhe jemi shumë të lumtur”

26 Mars 2025, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Edhe Irani siguron Botërorin, falë Taremit: “Jemi

UZBEKISTAN - Një moment i paharrueshëm për Mehdi Taremin. Sulmuesi i Interit, i cili shënoi një dygolësh fenomenal kundër Uzbekistanit, që i dha Iranit rikthimin (2-2), dhe mbi të gjitha kualifikimin për në Kupën e Botës 2026. 

Pas ndeshjes në mikrofonët e Tasnim News, ai komentuar rezultatin e ndeshjes: “Ne e dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne e dinim se lojtarët kundërshtarë do të ishin përmirësuar shumë në lojë. Pësuam një gol për shkak të gabimit tonë, pas golit arritëm të krijonim disa raste, pa arritur t'i realizonim ato para golit tim”, filloi ai.

Në vazhdim: "Këto gjëra ndodhin në futboll, pësuam dy gola nga gabimet tona dhe nuk arritëm të fitonim. Qëllimi ishte të bënim mirë dhe t'i afroheshim Kupës së Botës, arritëm të kualifikoheshim dhe jemi shumë të lumtur. Jemi të lumtur që i kemi bërë të lumtur tifozët tanë, si ata në stadium ashtu edhe ata që na ndoqën nga larg, duke na dërguar kaq shumë energji. Falënderoj stafin teknik dhe shokët e skuadrës për këtë sukses".

Erkinov (16’) dhe Fayzullaev (53’) shënuan për Uzbekistanit, ndërsa Taremi (52’ dhe 83’) barazoi në 2-2 për Iranin, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin A të zonës së Azisë. Kryeson Irani me 20 pikë, i ndjekur nga  Uzbekistani me 17, Emiratet Arabe 13, Katari 10 Kirkistani 6 dhe Koreja e Veriut 2 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 25 Mars 2025, 16:30

Ngec kalimi i De Bruyne për në MLS…

SHBA - Ndërsa Kevin De Bruyne pritet të largohet në fund të sezonit, një destinacion i dukej i qartë për disa muaj:...