Bota

Kremlini kërkon heqjen e sanksioneve përpara se të fillojë armëpushimi në Detin e Zi

Ndërsa ndajnë mendime të ndryshme mbi kushtet, Rusia kërkon heqjen e sanksioneve perëndimore si parakusht për një armëpushim të mundshëm në Detin e Zi

25 Mars 2025, 21:08 Nga A.Ll
Kremlini kërkon heqjen e sanksioneve përpara se të fillojë
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Një pengesë e madhe ka shfaqur marrëveshjen për armëpushimin në Detin e Zi, pasi Ukraina dhe Rusia nuk arrijnë të bien dakord për kohën dhe kushtet e armëpushimit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se ishte i gatshëm për të filluar armëpushimin menjëherë pas njoftimit të SHBA-së, por Kremlini kërkon një kusht të rëndësishëm përpara se të fillojë ndalesa e luftimeve.

Sipas autoriteteve ruse, armëpushimi mund të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen sanksionet perëndimore që prekin kompanitë e përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave.

Këto përfshijnë sanksionet kundër Rosselkhozbank, një banke e rëndësishme ruse që mbështet tregtinë bujqësore, si dhe organizata të tjera financiare që janë të lidhura me sistemin e pagesave SWIFT dhe transaksionet tregtare. Rusia gjithashtu kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të sigurimeve dhe anijeve që janë të përfshira në eksportet e ushqimeve dhe plehrave.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun global për eksportet bujqësore dhe plehërore, për të ulur kostot e sigurimit detar dhe për të përmirësuar aksesin në portet dhe sistemet e pagesave që mundësojnë këto transaksione.

Kjo ndarje mes kërkesave të Ukrainës dhe kushteve të Rusisë përbën një pengesë të rëndësishme në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Detin e Zi, duke shtuar kompleksitetin e negociatave për një paqe të mundshme.

armepushimi deti i zi rusia shba

Sondazh

Poll