Bota

Arratisja e nazistëve në Argjentinë/ Presidenti Milei hap arkivat sekrete për krimet e luftës

Pas një takimi me qendrën Simon Wiesenthal, Presidenti argjentinas Javier Milei deklasifikon dokumentet sekrete që lidhin Argjentinën me mbërritjen e kriminelëve nazistë pas Luftës së Dytë Botërore

25 Mars 2025, 20:40 Nga A.Ll
Arratisja e nazistëve në Argjentinë/ Presidenti Milei hap arkivat
Presidenti argjentinas, Javier Milei

ARGJENTINA - Qeveria e presidentit argjentinas, Javier Milei, ka bërë një hap të rëndësishëm duke deklasifikuar arkivat sekrete që lidhen me praninë e kriminelëve nazistë që shpëtuan nga drejtësia dhe arritën në Argjentinë pas Luftës së Dytë Botërore.

Deklarata u bë e ditur nga sekretari i kabinetit, Guillermo Francos, i cili theksoi se ky angazhim ishte arritur pas një takimi të rëndësishëm të zhvilluar në Buenos Aires javën e kaluar me përfaqësues të Qendrës Simon Wiesenthal.

Ky veprim është një përgjigje ndaj kërkesës të senatori amerikan Chuck Grassley, i cili i dorëzoi një letër presidentit Milei gjatë takimit, duke i kërkuar që Argjentina të bashkëpunonte për hetimin e kriminelëve të luftës gjermanë.

Historianët vlerësojnë se Argjentina mund të ketë strehuar deri në 5,000 të arratisur nazistë, duke përfshirë figura të njohura të Rajhut të Tretë si Adolf Eichmann dhe Josef Mengele, të cilët ndihmuan në zbardhjen e krimeve të luftës.

Dokumentet që do të bëhen publike mund të zbulojnë informacione të reja dhe të detajuara mbi mbështetjen lokale që mund të ketë lehtësuar mbërritjen dhe fshihjen e këtyre individëve përgjegjës për krime masive kundër njerëzimit.

Ky hap është një pjesë e përpjekjeve të presidentit Milei për të lidhur politikën e jashtme të Argjentinës ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dy aleatët më të mëdhenj të vendit në luftën kundër krimeve të luftës dhe terrorizmit.

Në një zhvillim tjetër, vetë Milei është i njohur për angazhimin e tij të thellë në fenë hebraike, një proces të cilin e ka filluar me disa kohë, duke u bërë kështu një simbol i përpjekjeve për të rivendosur lidhjet e ngushta mes Argjentinës dhe Izraelit.

javier milei argjentina nazistet liib

Sondazh

Poll