Bota

VIDEO/ Aksident ajror në Francë, momenti kur 2 avionë luftarakë përplasen në qiell

Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

25 Mars 2025, 20:29 Nga M.B
VIDEO/ Aksident ajror në Francë, momenti kur 2 avionë
Foto nga vendi i ngjarjes

FRANCA- Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet ka ndodhur në Francë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou ndërsa mësohet se avionët merrnin pjesë në një provë demonstruese. Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

Nga ana tjetër, 2 pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan teksa njoftohet se ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime. Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”. Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, tha Lecornou.

franca

Sondazh

Poll