Bota

Protestat në Turqi! OKB-ja bën thirrje për hetime pas arrestimeve masive dhe përdorimin e forcës kundër protestuesve

Më tej ajo tha se të gjithë ata që janë arrestuar për ushtrimin e ligjshëm të të drejtave të tyre duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. 

25 Mars 2025, 19:12 Nga E. D
Protestat në Turqi! OKB-ja bën thirrje për hetime pas arrestimeve
foto nga protesta

TURQI- OKB-ja ka shprehur shqetësim për arrestimet masive në Turqi në përgjigje të protestave kundër arrestimit të kryebashkiakut popullor të Stambollit dhe u kërkoi autoriteteve të hetojnë akuzat për përdorim të paligjshëm të forcës kundër demonstruesve.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për arrestimin e të paktën 92 personave nga autoritetet turke gjatë javës së kaluar, përfshirë Ekrem Imamoglu, kryetarin e bashkisë së Stambollit të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha në një deklaratë Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

"Protestat në të gjithë vendin u përballën me një ndalim të plotë në tre qytete," vuri në dukje zëdhënësja e UNHCR, duke nënvizuar se të paktën nëntë punonjës të medias janë në mesin e të arrestuarve.

Më tej ajo tha se të gjithë ata që janë arrestuar për ushtrimin e ligjshëm të të drejtave të tyre duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. 

"Ata që përballen me akuza duhet tu ofrohet procesi i rregullt dhe një gjykim i drejtë, duke përfshirë aksesin tek një avokat i zgjedhur prej tyre. UNHCR-ja bën thirrje që akuzat për përdorim të paligjshëm të forcës nga policia kundër protestuesve të hetohen me shpejtësi dhe në tërësi", tha ajo.

protestat ne turqi

Sondazh

Poll