Politike

Berisha i pranishëm në festën Kombëtare të Greqisë: U takuam me deputetë, politikanë dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek...

Berisha ka ndarë foto nga festa, ndërsa shkruan se gjatë këtij aktiviteti u takua me deputetë, politikanë dhe udhëheqës të lartë të Kishës Orthodokse, si dhe me përfaqësues të njohur të komunitetit grek. 

25 Mars 2025, 20:36 Nga B.Z
Berisha i pranishëm në festën Kombëtare të
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë të zhvilluar në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.

Në një postim në rrjete sociale Berisha ka ndarë foto nga festa, ndërsa shkruan se gjatë këtij aktiviteti u takua me deputetë, politikanë dhe udhëheqës të lartë të Kishës Orthodokse, si dhe me përfaqësues të njohur të komunitetit grek. 

Postimi i Berishës

Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare. #sb

sali berisha festa kombetare e greqise

Sondazh

Poll