Aktualitet

Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi ndryshe, dalin PAMJET kur të rinjtë e godasin brutalisht në mes të rrugës

Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.

25 Mars 2025, 20:20 Nga E. D
Dhunuan 43-vjeçarin me aftësi ndryshe, dalin PAMJET kur të
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes, një 43-vjeçar i identifikuar si Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht nga dy të rinj pasi ka dalë nga ambientet e xhamisë.

 

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka transmetuar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi.

Në video shfaqen momentet kur të rinjtë i afrohen 43-vjeçarit Hysi, i cili nuk mund të flasë apo të dëgjojë.

Të rinjtë kanë pretenduar se Hysi i ka ofenduar, por pikërisht për shkak të situatës së tij shëndetësore deklaratat e tyre janë vendosur në dyshim./Në Shënjestër

lushnje

Sondazh

Poll