Aktualitet

"Është një gamë e gjerë!" Pastrimi i parave/ Prokurorja e SPAK: Ja sektorët ku dhe si injektohen ato

Sipas saj, në vitet e fundit është rritur numri i të ardhurave që dyshohet janë bërë nga pastrimi i parave.

25 Mars 2025, 19:29 Nga M.B
"Është një gamë e gjerë!" Pastrimi i parave/
Doloreza Musabelliu

KOSOVA- Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu ka treguar detaje për luftën kundër fenomenit të pastrimit të parave. Në një intervistë për Kallxo Përime, Musabelliu ka thënë se sektori i ndërtimit nuk mbetet sektori i vetëm ku lëvrohet ky fenomen. Sipas saj, në vitet e fundit është rritur numri i të ardhurave që dyshohet janë bërë nga pastrimi i parave.

“Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë treguar që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave që burojnë nga aktivitet kriminale të paligjshme janë investuar ose injektuar në sektorin e ndërtimit, në biznese të ndryshme, në subjekte tregtare, në llogari bankare të subjekteve tregtare ose të personave të tretë, të afërm të personave të dyshuar dhe së fundmi është konstatuar përdorimi i tregjeve të kriptovalutave me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.

Shumica e këtyre parave vijnë nga trafiku i drogës, nga korrupsioni nga kontrabandimi i njerëzve nga krimet kibernatike, është një gamë e gjerë e veprave panel që gjenerojnë para të cilat pastaj pastrohen. Në vitet 2022-2024, ne kemi një katërfishim të sekuestrimit të subjekteve tregtare. Nëse në 2010 kishim katër dhjetë subjekte tregtare të sekuestruara në 2024 ne kemi 44 subjekte”, ka thënë Musabelliu.

doloreza musabelliu

Sondazh

Poll