Aktualitet

Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën 22-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

25 Mars 2025, 17:02 Nga B.Z
Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën
Daniel Tafa

ITALI - Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Maniago, ku i riu shqiptar i identifikuar si Daniel Tafa, ka qënë duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali ka shpërthyer duke e prekur në shpinë dhe duke i marrë kështu jetën. 

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

Hetimet po kryhen nga karabinierët të cilët kanë vënë nën sekuestrim uzinën, makinerinë me të cilën u aksidentua i riu si dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës. Ndërkohë sipas raportimeve të mediave vendase, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.

daniel tafa aksident itali

Sondazh

Poll