Sport

Ngec kalimi i De Bruyne për në MLS…

Kalimi i mesfushorit të Manchester City në MLS i vështirë, del një problem I madh…

25 Mars 2025, 16:30 Nga DOSJA
Ngec kalimi i De Bruyne për në MLS…

SHBA - Ndërsa Kevin De Bruyne pritet të largohet në fund të sezonit, një destinacion i dukej i qartë për disa muaj: MLS. Liga amerikane e futbollit çmohet shumë nga lojtarët që janë afër fundit të karrierës së tyre, të cilët vlerësojnë stilin e jetesës që ofron vendi i Daj Samit.

De Bruyne, performancat e të cilit kanë qenë në rënie gjatë dy sezoneve të fundit, mund të tundohet nga një aventurë në Amerikën e Veriut në moshën 33-vjeçare. Megjithatë, një problem i madh mund të komplikojë ardhjen e tij në kampionatin ku luajnë Luis Suarez, Lionel Messi dhe Olivier Giroud.

A është De Bruyne shumë i shtrenjtë?

Drejtori sportiv i San Diego FC, Tyler Heaps, foli për median angleze The Sun për ardhjen e mundshme të mesfushorit belg në ekipin e tij. Sipas tij, lojtari do të ishte i interesuar të mbërrinte në San Diego, por një detaj po bllokon kryesisht operacionin:

" Kevin e do Kaliforninë; ai vjen këtu çdo vit me pushime. Unë kam folur tashmë me të . Nuk është në buxhetin tonë tani."

Në fakt, Qytetari do të merrte rreth 25 milionë euro në vit, shumë që San Diego FC nuk mund ta përballojë. Lojtari thuhet gjithashtu se po tërheq interesin e Arabisë Saudite dhe Turqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll