Sport

"Te Real Madridi kam vuajtur aq shumë, sa më është dashur të shkoj te një psikolog"

Pasi kishte kaluar kohë te Real Madrid nga viti 2015 deri në 2017, përpara se të transferohej te Manchester City i Guardiolës, braziliani Danilo ka treguar për kohën e tij në Spanjë. Ai ka folur për The Guardian për vuajtjet e tij nga presioni dhe kritikat e shumta.

25 Mars 2025, 14:06 Nga DOSJA
"Te Real Madridi kam vuajtur aq shumë, sa më është

BRAZIL - Tani lojtar i Flamengos që nga janari 2025, pas ndërprerjes së kontratës me Juventusin, Danilo pati mundësinë të fliste me Guardian për shëndetin e tij mendor.

Një çështje gjithnjë e më aktuale mes futbollistëve profesionistë. Dhe pavarësisht 56 ​​ndeshjeve të luajtura me Real Madridin nga 2015-2017, ai kaloi disa momente të vështira.

Autor i tre golave ​​dhe tetë asistimeve, mbrojtësi megjithatë kishte përshtypjen se "nuk e kujton më se si luante futboll" gjatë kohës së tij te Real Madrid, nga 2015-2017.

I kritikuar shpesh nga tifozët, braziliani u konsultua me një specialist, me këshillëtarin e ish-bashkëlojtarit të tij Lucas Silva.

"Real Madridi ishte kulmi i këtij problemi, sepse ata janë klubi më i madh në botë. Vuajta aq shumë sa u desh të konsultohesha me një psikolog [...] Kritikat më lënduan shumë. Isha i zhytur plotësisht prej tyre, në rrjetet sociale, kudo," tha ai për gazetën angleze.

 Pasi fitoi dy Champions League në Madrid (2016 dhe 2017), Danilo iu bashkua Manchester Cityt në verën e 2017 për 30 milionë euro. Një ndryshim që ishte i dobishëm për shëndetin e tij mendor, në veçanti falë punës së trajnerit të tij Pep Guardiola: 

"Ai i edukon lojtarët e tij (...) Më lau trurin Pep Guardiola, por në një mënyrë të mirë (...) Nëse do ta kisha takuar më parë, ai do ta kishte bërë jetën time shumë më të lehtë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll