Sport

“Ndihem shumë mirë këtu”: Gasperini tregon se dëshiron të qëndrojë te Atalanta

Pas eliminimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër Brugges dhe humbjes në Serinë A kundër Interit (0-2), trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini u pyet për një largim të mundshëm. Trajneri konfirmoi dëshirën e tij për të qëndruar në klubin bergamask.

25 Mars 2025, 14:21 Nga DOSJA
“Ndihem shumë mirë këtu”: Gasperini tregon se

ITALI - Gian Piero Gasperini, pyetet për një largim të mundshëm nga Atalanta:

"Një largim? Jo, jo, jo, ndihem mirë te Atalanta. Sigurisht, ku ka një fillim, ka edhe një fund. Ne e dimë fillimin, por kurrë nuk e dimë se kur vjen fundi. Tani jetoj në të tashmen dhe kjo vjen me nëntë ndeshje të vështira për të gjitha klubet.

Në Bergamo duan të ndërtojnë një statujë sipas imazhit tuaj. Është për atë që keni arritur tashmë apo për atë që do të arrini akoma?

“Le të presim! Unë preferoj të qëndroj në radhë, sepse statujat zakonisht ndërtohen për të ndjerin. Do të presim edhe pak..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll