Sport

Akuzohet se ka tentuar të publikojë video intime, të një gruaje pa pëlqimin e saj...

Një influencuese ka akuzuar Guillermo Maripan, një ndërkombëtar kilian, se ka tentuar të nxjerrë video intime pa pëlqimin e saj.

25 Mars 2025, 10:00 Nga DOSJA
Akuzohet se ka tentuar të publikojë video intime, të një

KILI - Mbrojtësi ndërkombëtar kilian, Guillermo Maripan (52 ndeshje, 2 gola), i cili tani luan për Torinon, është akuzuar nga një influencuese kiliane se ka tentuar të nxjerrë video intime pa pëlqimin e saj.

Carmen Castillo, e cila ka 900.000 ndjekës në Instagram, paralajmëroi në podcastin Bombastic se ky proces ishte "i ndaluar me ligj", duke nënkuptuar se ajo ishte viktimë e këtyre "zbulimeve".

“Ju nuk u ngatërruat me një vajzë që hesht, u ngatërruat me Carmen”, vazhdoi influencuesja. “Nuk do të them më shumë sepse na duhet për kombëtaren e Kilit”. 

Castillo përsëriti akuzat e saj në llogarinë e saj në Instagram dhe kërkoi shërbimet e një firme ligjore të specializuar në mbrojtjen e grave.

Rasti mori vëmendje të madhe mediatike në Kili, gjatë sezonit të ndeshjeve ndërkombëtare. ‘La Roja’, në mes të një krize dhe e fundit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në rajonin e Amerikës së Jugut, do të luajë një ndeshje vendimtare kundër Ekuadorit të martën në mbrëmje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll