Politike

"Meta për Tiranën, garanci për demokraci"/ Presidenti i PL-së feston ditëlindjen në burg, falenderon mbështetësit për urimet: Më 11 Maj...

Meta më tej ka sjellë në vemendje edhe zgjedhjet e 11 Majit, teksa ka bërë thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, i cili gjendet në listën e hapur të kryeqytetit në kolacionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

24 Mars 2025, 19:44 Nga B.Z
"Meta për Tiranën, garanci për demokraci"/ Presidenti i
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindjen e tij. Në një reagim në rrjete sociale nga burgu meta ka ndarë videon me urimet që ka marrë ditën e sotme, ndërsa ka falenderuar mbështetësit. 

Meta më tej ka sjellë në vemendje edhe zgjedhjet e 11 Majit, teksa ka bërë thirrje që në qarkun Tiranë të votohet emri i tij, i cili gjendet në listën e hapur të kryeqytetit në kolacionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Postimi i Metës

Faleminderit nga zemra të dashur miq dhe dashamirës të shumtë për çdo urim për ditëlindjen dhe solidaritetin tuaj të jashtëzakonshëm!

Me votat tona plebishitare ta kthejmë 11 Majin në një Fitore Madhështore të Lirisë për Shqipërinë tonë Madhështore!

Voto Ilir Metaj në Qarkun Tiranë!

Voto koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Meta për Tiranën – Garanci për demokraci!

 

ilir meta

Sondazh

Poll