Bota

Fitues i çmimit Oscar/ Arrestohet regjisori palestinez, Hamdan Balal pas bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ngjarjet ndodhën në fshatin Susiya, në Bregun jugor Perëndimor, një territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.

25 Mars 2025, 07:46 Nga N.F
Fitues i çmimit Oscar/ Arrestohet regjisori palestinez, Hamdan Balal pas
Hamdan Balal

PALESTINË- Regjisori palestinez, Hamdan Balal i cili filmoi dokumentarin fitues të Oscar-it, "No Other Land" u arrestua dje nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor. Raportohet se një grup kolonësh sulmuan shtëpinë e Hamdan Balal i cili doli nga ambientet e banesës së tij i mbuluar me gjak. Më pas ai u arrestua ndërsa fati i tij nuk dihet ende.

Ngjarjet ndodhën në fshatin Susiya, në Bregun jugor Perëndimor, një territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Tre palestinezë dhe një shtetas izraelit ishin arrestuar, duke mohuar që anëtarët e saj të kishin arrestuar dikë që u shoqërua brenda një ambulance.  Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve ëAFA raportoi katër palestinezë të plagosur, përfshirë Balalin, në një bastisje kolonësh në Susiya.

I filmuar në Masafer Yata, një fshat afër Susijas, dokumentari No Other Land ndjek një të ri palestinez i cili lufton kundër asaj që OKB-ja e përshkruan si zhvendosje të detyruar të banorëve të fshatit. Ky fshat, prej nga vjen një nga dy krijuesit palestinezë të filmit, Basel Andra, është shpallur zonë e operacioneve ushtarake nga Izraeli.

Pas një beteje të gjatë ligjore, Gjykata e Lartë izraelite vendosi në favor të ushtrisë izraelite në maj 2022, një vendim që hapi rrugën për dëbimin e banorëve të tetë fshatrave ku forcat e armatosura donin të krijonin poligon. Vendbanimi i Izraelit në Bregun Perëndimor shpesh përshkruhet nga OKB si i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

hamdan balal

Sondazh

Poll