Bota

"Nuk kemi për çfarë të turpërohemi"/ Vuçiç flet për përvjetorin e sulmeve të NATO-s në Beograd: Jam president i një vendi që është i lirë, që merr vendimet e veta

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës.

24 Mars 2025, 21:29 Nga E. D
"Nuk kemi për çfarë të turpërohemi"/
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur për përvjetorin e sulmeve të NATO-s në Beograd është shprehur se është krenar që është president në Serbinë e lirë. Vuçiç tha gjithashtu se trishtimi është gjithmonë, por nuk i mposht ata. 

“Dhimbja që na shkaktuan ishte e madhe, na vranë fëmijët, gratë, gratë shtatzëna, pleqtë, policët tanë, ushtarët tanë, na shkatërruan urat, na shkatërruan shtetin, na bënë fajtorë të përjetshëm. Por ata prodhuan diçka që nuk e prisnin, zgjoi sfidën, krenarinë. 

Na sulmoi një forcë prej 19 shtetesh, që kishin rreth 60 herë më shumë, që kishin 228 herë territor, ishin 518 herë më të pasur se ne, por nuk na trembën. Sot unë jam president i një vendi që është i lirë, që merr vendimet e veta, që është sovran dhe i pavarur, që ka dinjitetin e vet dhe që mund të thotë se askush tjetër nuk e qeveris atë, por populli i tij. Nuk kemi për çfarë të turpërohemi”, tha Vuçiç.

Bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ishte operacioni ushtarak i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë Luftës së Kosovës. Sipas NATO-s, operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe kjo ishte hera e parë që organizata e ka përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet ajrore zgjatën nga 24 marsi 1999 deri në 10 qershor 1999.

aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll