Bota

FOTO/ Protesta masive në Stamboll, qytetarët kundërshtojnë arrestimin e kryebashkiakut, Erdogan akuzon opozitën për “provokim” të tubimeve

Protestat masive nisën të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.

24 Mars 2025, 21:11 Nga E. D
FOTO/ Protesta masive në Stamboll, qytetarët
pamje nga protesta

TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan akuzon opozitën turke për provokim të protestave, teksa tubimet madhështore në Stamboll hynë sot në ditën e gjashtë. Protestat masive nisën të mërkurën kur kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu një kundërshtar i Erdoganit u arrestua me akuza për korrupsion.

Imamoglu nga ana e tij pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, diçka që Erdogan e mohon. Më herët, qeveria turke tha se 1,133 persona ishin arrestuar që nga fillimi i protestave. Zgjedhjet presidenciale të Turqisë nuk janë planifikuar deri në vitin 2028. Gjithashtu Imamoglu u konfirmua sot si kandidat i Partisë Popullore Republikane (CPH), pas një votimi simbolik paraprak.

Ndërkohë protesta në të gjithë Turqinë është përshkruar si më e madhja në vend që nga protestat e Gezi të vitit 2013. Megjithë përleshjet e dhunshme të mbrëmjes së djeshme, demonstruesit kanë vazhduar edhe sot t’i bashkohen protestave të mëdha kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu për mbrëmjen e gjashtë me radhë. Po ashtu protestuesit mbajnë pankarta me me shkrime: “Ne jemi këtu për të mbrojtur demokracinë”.

pamje nga protesta

Sondazh

Poll