Bota

VIDEO - Klima në Turqi vijon e tensionuar/ Mbi 1.100 arrestime janë bërë që nga e mërkura, mijëra studentë nisen nga Beshiktashi drejt sheshit Taksim

Erdogan akuzon opozitën për mbështetjen e "terrorizmit të rrugës" ndërsa Imamoglu bën thirrje për protesta të reja

24 Mars 2025, 18:00 Nga A.Ll
VIDEO - Klima në Turqi vijon e tensionuar/ Mbi 1.100 arrestime janë
Studentet ne protesta ne Turqi

TURQI - Situata në Turqi është kaotike, ku konfrontimi është përshkallëzuar, pas vendimit të organeve të drejtësisë për të arrestuar kryetarin e Stambollit Ekrem Imamoglu.

Dhe ndërsa mijëra qytetarë sfidojnë ndalesat dhe përgatiten të dalin në rrugë për një ditë tjetër, teksa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka denoncuar se opozita "po përqafon terrorizmin e rrugës" dhe është indiferente ndaj dhunës ndaj policisë. Në të njëjtën kohë, Ekrem Imamoglu, nga burgu ku po mbahet, foli për "frikën e një grushti njerëzish" dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në demonstratat në sheshet anembanë vendit. 

Ndonëse që prej të mërkurës së kaluar janë arrestuar mbi 1133 persona, të hënën pasdite mijëra studentë janë nisur tashmë nga Besiktashi drejt Sheshit Taksim. 

Pak më parë Imamoglu, i cili u cilësua i aftë për paraburgim, u bëri thirrje qytetarëve turq që në orën 20:30 të protestojnë paqësisht në sheshet e vendit.

Nga burgu ku ndodhet, Imamoglu e përshkroi zgjedhjen e tij si kandidat i partisë CHP për zgjedhjet presidenciale në Turqi si një "situatë të mrekullueshme" që krijon "shpresa të mëdha", duke shtuar se zhvillimi "ka bërë të pakënaqur një grusht njerëzish të këqij". Frika e tyre është shtuar. Do të kenë frikë... le të kenë frikë”.

 rexhep tajip erdogan ekrem imamoglu turqi protesta

Sondazh

Poll